Policia e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të sotme të kreut të lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri i cili tha se “Policia e Mustafës fshehurazi po i arreston aktivistët tanë”.
Policia me anë të një kumtese për media tthoë se janë të popullit të Kosovës nga edhe burojnë bijtë dhe bijat më të spikatura.
Njëkohësisht, Policia e Kosovës ka sqaruar opinionin se detyrat dhe autorizimet policore janë të përcaktuara me ligjin e Policisë dhe Kushtetutën, prandaj çdo veprim i yni realizohet në pajtim me procedurat dhe rregullat e parapara ligjore, duke përfshirë edhe urdhëresat e organeve kompetente të drejtësisë.
“Prandaj, deklarimet e Visar Imerit ku thotë: “Policia gjatë natës, fshehurazi hyri nëpër shtëpi për të arrestuar aktivistë” janë nxitëse dhe qëllimkëqija për të krijuar përshtypje të vrazhdë ndaj organeve të rendit, e në veçanti pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët me përkushtim që nga themelimi i PK-së janë angazhuar në mbrojtje të qytetarëve, pronës publike dhe shtetërore si dhe funksionalizimin e shtetit” thuhet mes tjerash në reagimin e policisë, transmeton Klan Kosova.
0 comments:
Post a Comment