Tuesday, February 16, 2016

Posted by Unknown On 5:30 AM

Në prag të përvjetorit të tetë të pavarësisë së Kosovës, Posta e Kosovës  ka promovuar pullat postare  kushtuar dy dëshmorëve Luan Haradinaj dhe Skënder Rexhepi.
Në këtë ceremoni morrën pjesë  anëtarë të familjes Haradinaj dhe Rexhepi, bashkëluftëtarë të dy dëshmorëve, deputeti  Rafet Rama, Isa Krasniqi, Besim Rexhepi e të tjerë si dhe zyrtarë nga Posta e Maqedonisë.
“Luan Haradinaj është një prej figurave më të shquara të UÇK-së, është ndër pushkët e para qe dha kushtrimin për liri. Vepra tij por edhe e tërë familjes Haradinaj është pjesë e ndritur e historisë së  popullit shqiptar me të cilën mburremi të gjithë”, ka thënë Kryeshefi Ekzekutiv, Sejdi Hoxha, gjatë fjalës së tij.
Në shenjë respekti, Hoxha u ka dorëzuar familjes Haradinaj dhe familjes Rexhepi, pullat postare të punuara në bronz si dhe pullat postare në kornizë, transmeton Klan Kosova.



Posted by Unknown On 5:28 AM

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të sotme  të kreut të lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri i cili tha se “Policia e Mustafës fshehurazi po i arreston aktivistët tanë”.
Policia  me anë të një kumtese për media tthoë se  janë të popullit të Kosovës nga edhe burojnë bijtë dhe bijat më të spikatura.
Njëkohësisht, Policia e Kosovës ka sqaruar opinionin se detyrat dhe autorizimet policore janë të përcaktuara me ligjin e Policisë dhe Kushtetutën, prandaj çdo veprim i yni realizohet në pajtim me procedurat dhe rregullat e parapara ligjore, duke përfshirë edhe urdhëresat e organeve kompetente të drejtësisë.
“Prandaj, deklarimet e Visar Imerit ku thotë: “Policia gjatë natës, fshehurazi hyri nëpër shtëpi për të arrestuar aktivistë” janë nxitëse dhe qëllimkëqija për të krijuar përshtypje të vrazhdë ndaj organeve të rendit, e në veçanti pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët me përkushtim që nga themelimi i PK-së janë angazhuar në mbrojtje të qytetarëve, pronës publike dhe shtetërore si dhe funksionalizimin e shtetit” thuhet mes tjerash në reagimin e policisë, transmeton Klan Kosova.

Posted by Unknown On 5:25 AM


Aida Dërguti nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë thirrje që të mos ftohen më seanca parlamentare .
Sipas saj, thirrja e seancës për përvjetorin e tetë të Pavarësisë së Kosovës ishte punë inati, njofton Klan Kosova.
“Mos të pretendojmë që jemi kthyer në normalitetit. Ne e kemi paralajmëruar protestën shumë më përpara”
“Arrestimet që po bëhen nuk na ndalin për protestën e nesërme” ka shtuar ajo.